Kurani.info

Për ne

Mirë se vini në platformën Kurani.info!

Qëllimi i kësaj platforme është t'ua ofrojë lexuesve shqiptarë Kuranin Fisnik përmes tekstit origjinal arab dhe përkthimit të kuptimeve të tij në gjuhën shqipe.

Kurani është shpallja e fundit hyjnore, të cilën Allahu ia zbriti të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ, si udhëzim për mbarë njerëzimin. Ai i fton njerëzit ta njohin Krijuesin e tyre, ta adhurojnë Atë dhe të jetojnë sipas udhëzimit të Tij.

Përkthimi që gjendet në këtë platformë është fryt i një pune shumëvjeçare, gjatë së cilës është synuar përcjellja sa më besnike e kuptimeve të ajeteve në një gjuhë të qartë, të natyrshme dhe të kuptueshme për lexuesin shqiptar. Megjithatë, duhet pasur parasysh se asnjë përkthim nuk mund ta pasqyrojë plotësisht madhështinë dhe hollësitë gjuhësore e kuptimore të tekstit origjinal arab. Prandaj, ky përkthim duhet parë si një përpjekje për të afruar kuptimet e Kuranit, ndërsa vetë Kurani mbetet vetëm teksti arab i shpallur nga Allahu.

Ne besojmë se Islami është feja me të cilën Allahu i dërgoi të gjithë profetët, nga Ademi ﷺ deri te Muhamedi ﷺ, dhe se Kurani është shpallja e fundit hyjnore, e ruajtur nga ndryshimi dhe e destinuar për mbarë njerëzimin.

Lusim Allahun që ta bëjë këtë punë të dobishme!

Përkthyes:Jusuf Kastrati (doktorant në shkencat islame)

Ekipi i redaktimit dhe shqyrtimit:

  • Dr. Arben Ahmetaj (redaktim fetar)
  • Burim Koçinaj, M.A. (redaktim fetar)
  • Florian Leli, M.A. (konsulencë fetare)
  • Jeton Koqinaj, M.A. (redaktim gjuhësor)
Kurani.info — Kurani Fisnik në Shqip dhe Arabisht